Art dhe Kulturë

Ekspozita e Solidaritetit në Tiranë është çelur nga Dario, një djalosh aspak i panjohur

Ekspozita e Solidaritetit në Tiranë është çelur nga

Në Galerinë e Artit të Tiranës u çel ekspozita e artistit të ri Dario Toska, një ekspozitë solidariteti, me kurator artistin dhe piktorin e mirënjohur, Helidon Haliti. Të ardhurat e mbledhura nga shitja e veprave të ekspozuara do të dhurohen në ndihmë të Shtëpisë Rosalba në Gjadër, në Lezhë, e cila ndihmon rreth 500 familje në nevojë nga e gjithë Shqipëria.

Ekspozita e Solidaritetit në Tiranë është çelur nga

Po kush është Dario?

Dario është djali i vetëm i Valbona Zenelit (pedagoge në Marshall Center) dhe i ish-ministrit të Rendit Igli Toska.

Ekspozita e Solidaritetit në Tiranë është çelur nga

Tiranapost ka shkruar për të kur mori certifikatë nderi nga Donald Trump apo kur realizoi karikaturat e librit të nënës së tij, Valbonës katër vjet më parë.

Ekspozita e Solidaritetit në Tiranë është çelur nga

Ekspozita e Solidaritetit në Tiranë është çelur nga

Ekspozita e Solidaritetit në Tiranë është çelur nga

Sot ai vjen me ekspozitën e tij si një artist më i pjekur.

Ekspozita e Solidaritetit në Tiranë është çelur nga

Ekspozita e Solidaritetit në Tiranë është çelur nga

Ekspozita e Solidaritetit në Tiranë është çelur nga

Ekspozita e Solidaritetit në Tiranë është çelur nga

Ekspozita e Solidaritetit në Tiranë është çelur nga

Në përurimin e kësaj ekspozite ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Na duhet që artistët e rinj si Dario t’i gjejmë edhe t’i promovojmë. Në qoftë se të gjithë ju këtu bëheni pjesë e këtij pakti që po propozoj - atë të promovimit të së mirës, të bukurës, të estetikës, të shijes - atëherë është vetëm çështje kohe, që në lajme do të dëgjojmë më shumë për Dariot dhe më pak për banalitetet e atyre që ende sherrosen. Duhet t’i largohemi banalitetit dhe ky është ilaçi që i duhet shoqërisë sonë”, tha Veliaj.

Ekspozita e Solidaritetit në Tiranë është çelur nga

Ekspozita e Solidaritetit në Tiranë është çelur nga

Artisti dhe piktori Helidon Haliti, kurator i ekspozitës tha: “Kur u përurua kjo galeri më kujtohet kur kryetari tha se kjo sallë do të zbulojë talente. Është qëllimi i saj, t’i japim patjetër vend të rinjve. Unë e pata shumë të lehtë ta pranoja ftesën e Darios, me të cilin kemi bërë bisedime që kur ai ishte i vogël, prandaj e përgëzoj jashtëzakonisht shumë. I falenderoj të zotët e shtëpisë, që kanë krijuar një fole vërtet kaq të ngrohtë, po e shikoni se ka fluks kërkesash dhe për këtë më vjen jashtëzakonisht mirë. Është viti i rinisë për Tiranën dhe jam i bindur se përveç atyre një mijë e disa aktiviteteve që janë bërë deri tani, pas kësaj do të vijnë edhe më shumë”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 22 korrik, në Galerinë e Artit të Tiranës.