Art dhe Kulturë

Elsa Lila rikthehet në shtëpi: Shihemi në festival

Elsa Lila rikthehet në shtëpi: Shihemi në festival

Elsa Lila do t’i rikthehet skenës shqiptare. Ajo do të marrë pjesë në Festivalin e fundvitit të këngës në RTSh.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila përmes një postimi në Instagram shkruan:

Ju falenderoj të gjithëve për suportin që më jepni! Shihemi së shpejti më datë 19, 20, 21 dhe 22 Dhjetor në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Fest 61 po vjen!

Elsa Lila rikthehet në shtëpi: Shihemi në festival

Elsa Lila do të performojë këngën Evita.

Elsa Lila rikthehet në shtëpi: Shihemi në festival

Rikthimin në skenë Elsa e kishte lajmëruar edhe në fund të tetorit, ku përkrah një sesioni fotosh të shkrepura në New York nga fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha, artistja e cila u bë e famshme me këngën Pyes Lotin, shkroi se së shpejti do të kthehej në Shqipëri.