Art dhe Kulturë

Ermal Meta, një burrë që përulet para të gjitha grave

Ermal Meta, një burrë që përulet para të gjitha grave

Ermal Meta është angazhuar së fundmi me diçka që s`ka të bëjë më muzikën, por me ato që duartrokasin muzikën e tij, po. Kitarën e tij të firmosur me autograf e ka vënë në dispozicion të Galleria Robertaebasta, që ndodhet në Milano. Kushdo mund të shkojë, të luajë me të dhe në fund nëse dikush marroset pas saj mund edhe ta blejë sepse Ermali e ka nxjerrë në ankand.

Të gjitha paratë do shkojnë për gratë e dhunuara. Ai po bashkëpunon me Casa della Donna në Pisa.

View this post on Instagram

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic) on

Lajmin e ka dhënë vetë ai, në dy foto me kitarën që ka shenjuar karrierën ndërkombëtare dhe hashtagu në fund të statusit është po aq i bukur dhe elegant sa nisma. #inpiedipertutte, pra #nëgjunjëpërtëgjitha

*Artikulli u realizua nga Fabjola Hije