Art dhe Kulturë

Ermonela Jaho ndan videon e duartrokitjeve nga publiku i New York ku valëvitej edhe flamuri shqiptar

Ermonela Jaho ndan videon e duartrokitjeve nga publiku i New York ku

Ermonela Jaho ka performuar në Metropolitan Opera në New York. Sopranoja e njohur me famë ndërkombëtare ka risjellë Violetën, në veprën e famshme të Giuseppe Verdit, Traviata, personazhin që e ka ngjitur në skenat më të mëdha botërore, por këtë herë ajo ka zbuluar një detaj që i ka dhuruar edhe më shumë emocione.

Ermonela Jaho ndan videon e duartrokitjeve nga publiku i New York ku

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Jaho shprehet se në Teatrin Metropolitan të New York ajo ndihet si në shtëpinë e saj, por një flamur shqiptar teksa publiku duartroket performancën e saj e ka bërë të ndihet edhe më pranë.

“Publiku i Metropolitanit gjithmonë më bën të ndihem si në shtëpinë time, por kur shikon një flamur shqiptar, ajo ndjenjë dyfishohet. Kushdo që valëviti atë flamur, të falenderoj që më solle një pjesë të zemrës time,” thotë Ermonela Jaho.