Art dhe Kulturë

Ermonela Jaho flet mes emocionesh në skenën e TKOB: Ëndrra ime fillon pikërisht këtu

Ermonela Jaho flet mes emocionesh në skenën e TKOB: Ëndrra

Sonte në skenën e Teatrint Kombëtar të Operas dhe Baletit është rikthyer vajza prej ari që ia doli të dridhte skenat botërore, Ermonela Jaho.

Ermonela ka kujtuar fillimet e saj duke treguar se në këtë skenë nisi ëndrra e saj për t’u bërë këngëtare operistike.

“Thuhet që ëndrrat janë të vështira për t’u arritur, por unë e arrita ëndrrën time, dhe ëndrra ime fillon pikërisht këtu”, ka thënë sopranoja e njohur.

Më pas ajo ka ftuar në skenë legjendarin Placido Domingon, i cili ndezi skenën e teatrit të ri.

“Edhe pse i vogël, por me një pasion dhe dashuri të jashtëzakonshme, këtu filloi ëndrra ime për t’u bërë këngëtare operistike. Ashtu si ato breza që na kanë frymëzuar neve, na kanë dhënë këtë shpresë, këtë forcë, uroj që ky teatër dinjitoz të japë të njëjtën shpresë, të njëjtin frymëzim, edhe brezave të rinj.

Thuhet që ëndrrat janë të vështira për t’u arritur, por unë e arrita ëndrrën time, dhe ëndrra ime fillon pikërisht këtu. Sa herë me pedagogët tanë, këngëtarët e bashkëkombasit e mi, që kanë dalë nga kjo skenë, kemi folur e ëndërruar për idhujt tanë.

Ishte diçka e jashtëzakonshme të kishim qoftë edhe një regjistrim të tyrin, dhe pikërisht njëri nga ata idhujt tanë, që nuk ka nevojë për prezantim, këndon në këtë skenë dinjitoze. Me pak fjalë, ftoj në skenë legjendarin Placido Domingo”, tha Ermonela.

Tiranapost.al