Art dhe Kulturë

Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu ndër të vetmit që vazhdojnë të performojnë: Kemi edhe energjinë e atyre që qëndrojnë në shtëpi

Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu ndër të vetmit që vazhdojnë

Ata janë ndër shqiptarët më të suksesshëm në botë kur flitet për muzikë klasike. Sopranoja Ermonela Jaho dhe tenori Saimir Pirgu duket se edhe në këto kohë të vështira kur bota vuan për shkak të pandemisë Covid-19 vazhdojnë të këndojnë.

Përmes një video në rrjetin social Instagram, ata bëjnë me dije se ndodhen në Gjermani dhe se performojnë në “Bayerische Staatsoper” shfaqjet “Madame Baterfly” dhe “Pinketon”.

Jaho dhe Pirgu shprehehn se ndihen me fat që vazhdojnë të këndojnë edhe në këto kohë kur pjesa më e madhe e artistëve nuk kanë mundur të kenë aktivitete.

“Përshëndetje nga Monako në Gjermani. Jemi duke kënduar sëbashku “Madame Baterfly” dhe “Pinketon”. Për artistët që qëndrojnë në shtëpi ju themi se me zemër jemi me ju dhe kemi energjinë tuaj me vete sot dhe po del një shfaqje fantastike”, tha Jaho.

View this post on Instagram

Se bashku perseri. ❤️?❤️?? #MadameButterfly #Puccini #Ermonelajaho #Saimirpirgu

A post shared by Ermonela Jaho | Soprano (@ermonelajaho) on

Pirgu po ashtu tregon se në sallë ka pasur vetëm 50 spektator dhe se teatri do të mbyllet në Nëntor.

“Po e këndojmë të dy dhe kemi vetëm 50 spektator. Ngaqë janë shfaqjet e fundit, se na mbyllet teatri në Nëntor, ne jemi me fat sepse jemi nga të paktët që po këndojmë. Sepse ka edhe nga ata që s’këndojnë dot”, u shpreh Pirgu.