Art dhe Kulturë

Fama 300 vjeçare e vikingëve në histori dhe zhdukja e tyre

Fama 300 vjeçare e vikingëve në histori dhe zhdukja e tyre
Për herë të parë vikingët janë shfaqur në qershor të vitit 793 të e.s.

Ata zbarkuan në një ishull të vogël të quajtur Lindisfarn, në Angli. Pamja e tyre e egër parapriu masakrën që ata bënë në luftën me shpata e sëpata kundrejt murgjve që gjetën në manastir. Grabitësit plaçkitën arin, argjendin, xhevahirët dhe pasuri të tjera të manastirit. Pastaj u drejtuan sërish për nga Deti i Veriut dhe u zhdukën.

Aq e madhe ishte jehona e tyre sa në Angli përsëritej lutja: “Nga furia e vikingëve shpëtona, o Zot.”

Por nga ishte prejardhja e vikingëve? Përse u zhdukën pas famës që patën për 3 shekuj?
Në shumë libra të historisë do të njihen si bujq dhe plaçkitës. Paraardhësit e vikingëve ishin popuj gjermanë që, rreth 2000 vjet para epokës vikinge, nisën të shpërngulen nga Evropa Veriperëndimore në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi, pra, në Skandinavi.

Ashtu si stërgjyshët e tyre, vikingët ishin bujq, madje edhe ata që merrnin pjesë në grabitje.
Ata njihen gjithashtu si mjaft të dhënë pas pasurisë dhe dëshirës për të patur shumë fëmijë e një familje të madhe. Shumë të famshme është edhe anija viknge. Mjeti i cili i ndihmonte ata për të bërë grabitjet e tyre të befasishme.

Pas pak kohe vikingët e Danimarkës dhe ata të Norvegjisë mbërritën në ishujt britanikë jo më si grupe plaçkitësish, por si ushtri me flota të vogla. Megjithatë nuk arritën të depërtonin në jug të Anglisë, mbreti sakson Alfred dhe pasuesit e tij i zmbrapsën ata.
Rrugëtimi i tyre vazhdoi deri në zemër të Evropës, Spanjë e Portugali. Ata grabitën edhe Afrikën veriore, dhe ndonëse tanimë kishin mjaftueshëm mallra me vlerë në anije, ata vazhduan rrugën për në Itali dhe plaçkitën Pizën e Linën. Ata vazhduan me vende të tjera si Islandë, Groenlandë dhe Neë Found Land.
Ndër më të njohurit viking udhëheqës ishtë Eriku i Ku qi cili formoi një koloni në Groelandë. Një tjëtër viking që krijoi koloni ishte edhe Bjarni Herjolfson, i cili thuhet se qe i pari që pa edhe Amerikën Veriore.

Fundi i epokës vikinge

Vikingët nuk mbetën gjithmonë të huaj në tokat që pushtuan. Përkundrazi, ata përvetësuan kultura të reja, madje edhe në aspektin fetar. Për shembull, prijësi viking Rolo, i cili pushtoi atë pjesë të territorit në brigjet e Francës që është quajtur Normandi (që do të thotë “Toka e vikingëve” ose e normanëve), u kthye në katolik.

Tre shekujt e historisë së vikingëve janë të mbushura me ngjarje. Gjithsesi, imazhi i vikingëve si asgjë tjetër veçse barbarë plaçkitës që vringëllonin shpata e sëpata nuk është një imazh i plotë.
Ata treguan, gjithashtu, se ishin njerëz që përshtateshin, duke kolonizuar me kalimin e kohës vende të largëta e, madje, duke e bërë të tyren kulturën vendase. Si bujq ata zunë rrënjë në vendbanime të përhershme dhe si sundimtarë u ulën në frone të huaja.
Po, vikingët treguan se ishin zotër jo vetëm të lundrimit e të shpatës, por edhe të plugut e të politikës.

Tiranapost.al