Art dhe Kulturë

Finalja e Eurovizion sot/ Pse Ukraina mund të jetë fituese

Finalja e Eurovizion sot/ Pse Ukraina mund të jetë fituese

Finalja e Madhe e Konkursit të Këngës në Eurovizion do të mbahet mbrëmjen e sotme në Torino, të Italisë.

Në pritje të finales, muzikantë nga 25 vende do të konkurrojnë në skenën më të madhe të Evropës, por vetëm një grup është në qendër të vëmendjes: Orkestra Kalush e Ukrainës.

Grupi folk-rap janë favoritët kryesorë për të fituar, siç edhe mund të kuptohet. Vetëm prania e tyre në festival është një plus. Në fakt grupi i djemve kërkuar të qëndronn në frontin e luftës dhe të mos i bashkoheshin festivalit, duke qenë se vendi i tyre po pushtohet që prej shkurtit nga Rusia.

Megjithatë, detyra e tyra ishte përfaqësimi i vendit të tyre, edhe pse në kushte të vështira.

“Ndërsa flasim, vendi ynë dhe kultura jonë është nën kërcënim. Por ne duam të tregojmë se jemi gjallë, kultura ukrainase është e gjallë, është unike, e larmishme dhe e bukur”, tha për CNN Oleg Psyuk, një nga djemtë e grupit.

Edhe largimi i tyre përmes korridoreve e mes plumbave, për të shkuar deri në Itali, nuk ishte i lehtë.

Shumë njerëz në rrjet shprehen gati të sigurt se sakrifica e tyre për të qenë në festival ia ka vlejtur e se do të jenë fituesit. Nëse kjo ndodh, kjo do të ishte fitorja e tretë e Ukrainës, pas vitit 2004 me Ruslana-n “Wild Dances”dhe 2016-ës me Jamala-n “1944”.

Finalja e Eurovizion sot/ Pse Ukraina mund të jetë fituese

Nuk do të ishte as hera e parë që fituesi do të ishte i një rëndësie politike. Mjafton të kujtojmë fituesin Izrael në 2018-ën, gjatë një situate të acaruar mes Izraelit dhe Palestinës. Apo fitoren e Italisë vitin e kaluar, vendit europian që pati humbjet më të mëdha në jetë gjatë Covidit.