Art dhe Kulturë

Flet miku i Ennio Morricone: Flisnim shumë për botën tjetër dhe nuk ishte i sigurt se në parajsë do bënte shoqëri me ...

Flet miku i Ennio Morricone: Flisnim shumë për botën tjetër

“Ishte i kthjellët deri në ditën e fundit. Folëm dje në mëngjes bashkë. Diskutonim shpesh për botën e përtejme, dhe Ennio bënte shaka duke thënë se nuk ishte i sigurt që në parajsë do bëhej aleat me Mozart-in apo Bethoven”, kështu shprehet miku i Ennio Morricone dhe mjeku i familjes, Vincezo Denaro.

Ky i fundit ka ndjekur gjenden shëndetësore të kompozitorit gjatë sëmundjes.

Flet miku i Ennio Morricone: Flisnim shumë për botën tjetër

“Kishte gjithmonë një vullnet të shkëlqyeshëm, por ishte hera e vetme që e pa që nuk mund të vazhdonte më dhe donte që të na përshëndeste dhe të shkonte në jetën tjetër. Ai e priste vdekje, e kishte ndjerë, duke menduar për detajet se si do të bëhej funerali, nuk donte absolutisht publicitet”, thotë miku i kompozitorit të ndjerë.

Ai tregon se prej një muaji gjendja e tij shëndetësore u rëndua dhe pavarësisht se iu nënshtrua një ndërhyrje kishte probleme të rënda të frymëmarrjes.