Art dhe Kulturë

Deputetët të bëjnë test drejtshkrimi që parlamenti të mos jetë më objekt kabareje

Deputetët të bëjnë test drejtshkrimi që parlamenti

Të bëhet test drejtshkrimi për deputetët e ardhshëm të parlamentit! Ky është propozmi që bën shkrimtarja e njohur Flutura Açka e cila e quan test diktimi. Në një status në Facebook ajo shprehet se ky propozim duhet të ndiqet që parlamenti të mos jetë më objekt kabareje. Më tej shkrimtarja shkruan se ka lexuar shpesh statuse deputetësh, cilësia e shkrimit të të cilëve fyen gjuhën shqipe. Ajo merr shembullin e Holandës, dhe në fund thotë: Kush kalon, le të kalojë, kush ngel, le të ngelë e të turpërohet e të mos hyjë në parlament. Fjala është e para, e fjala fillon nga gjuha!

Postimi i plotë: 

Për cilësinë e parlamentit të ardhshëm
Që Parlamenti ynë të mos jetë më objekt kabareje, përveç të gjitha nismave që do ta pastrojnë nga kriminelët e faqezinjtë, do të ishte mirë që deputetët të kalonin një test fare të thjeshtë: atë të drejtshkrimit. Mjafton një diktim i thjeshtë – publik, faqe shqiptarëve – për pak minuta për ta ruajtur parlamentin tonë nga analfabetët. Sepse më ka zënë syri shpesh statuse lemerisëse deputetësh, cilësia e shkrimit të të cilëve e fyen gjuhën shqipe.
Kjo që po them është një gjë shumë serioze, aq serioze sa në Holandë një nga konkurset më të rëndësishëm publikë, është Diktimi, që shfaqet drejtpërdrejt në televizion dhe marrin pjesë njerëz të të gjitha fushave. Ata mblidhen në një sallë dhe u diktohet një tekst. Fituesi merr një shpërblim të madh, sepse është respektuesi më i madh i gjuhës. Dita e Diktimit Kombëtar, është gati festë kombëtare.
Le ta fillojmë edhe ne duke u diktuar parlamentarëve të ardhshëm, kush kalon, le të kalojë, kush ngel, le të ngelë e të turpërohet e të mos hyjë në parlament.
Fjala është e para, e fjala fillon nga gjuha!

Deputetët të bëjnë test drejtshkrimi që parlamenti

Të shumtë janë komentuesit që e mbështesin.

Disa nga komentet: 

-Jam dakort me propozimin tuaj por me një kusht, që tekstin e diktimit të mos ju a bëj kryetari i partisë por Departamenti i gjuhës shqipe në Fakultetin Filologjik pasi diktimin e kryetarit e kalojnë të gjitha vemjet siç edhe e kanë kaluar.

-Ose t'i merret paraparkisht, me shkrim ( mundesisht e noterizuar, se ne e dime sa te beses behen deputetet) kontrata 4 - vjeçare me nje mesues te gjuhes shqipe. Te pershendes Flutura!

-Është vërtet një tregues sa i thjeshtë aq i saktë e i domosdoshëm për arsiminin dhe statusin kulturor të deputetëtit dhe të kujtdo nëpunësi të administratës shtetërore.

-U dhurojme rroba me alfabetin e printuar..??.me pelqen shume idea! Meqe nuk shihen ne sy por pak me poshte, le ti japim diçka per te mesuar!

- Ke plotesisht te drejte! Mire do ishte qe te unifikohej abetarja e prof.Kole Xhumarit ne gjithe trojet shqiptare. Kush ka rritur femije, e si veshtiresine e femijeve ne mesimin e gjuhes shqipe.