Art dhe Kulturë

Franca po bën një film për Kadarenë me kujtimet e Helenës

Franca po bën një film për Kadarenë me kujtimet e

Në një takim letrar sot me të rinjtë e Kavajës u dha lajmi se Franca po bën një film për Ismail Kadarenë. Lajmi vjen në prag të 85-vjetorit të tij.

Stafi është në fazën e përzgjedhjes së aktorëve protagonistë dhe Helene Kadare tregoi: “Ju e dini që kam botuar një libër me kujtimet tona. Dhe na kanë kërkuar të drejtat për ta bërë film në Francë. Do jetë një film artistik. Po merren me gjetjen e aktorëve tani. Sigurisht ata e dinë si do e trajtojnë do zgjedhin vetë pjesët që duan”.

Filmi do ndërtohet mbi “Kohë e pamjaftueshme”, të drejtat e të cilit janë blerë tashmë.

Takimi e të rinjtë u mbajt në Qerret, pranë shtëpisë ku prej muajsh çifti Kadare po kalon periudhën e pandemisë Covid-19.