Art dhe Kulturë

Gjithçka që mbase s`di për Bob Dylan

Gjithçka që mbase s`di për Bob Dylan

Që nga emri i vërtetë, karriera, martesa, divorci dhe gënjeshtrat që u tha mediave në fillimet e tij.

Bob Dylan nuk është emri i tij i vërtetë. Ai ka lindur si Robert Allen Zimmerman.

Ai ka lindur në një familje hebrenjsh, në Duluth.

Ka shitur më shumë se 125 milionë kopje albumi në gjithë botën.

Pavarërisht suksesit të tij dhe impaktit asnjë këngë e tij nuk ka qenë në top listë në Britani apo Amerikë.

Gjithçka që mbase s`di për Bob Dylan

Një sondazh me rastin e 70-vjetorit të tij, 10 vjet më parë, arriti në përfundimin që kënga më e bukur e Dylan është “Like a Rolling Stone”.

Kur u pyet njëherë nga Revista Playboy se ç`kuptim kishin këngët e tij u përgjigj: Disa janë rezultat i katër minutave, disa i pesë minutave dhe e besoni ose jo, disa rezultat i 11 apo 12 minutave.

Shumica e këngëve të tij janë të njohura më shumë si variant “Cover”, si për shembull “Make you feel my love” e Adele.

Gjithçka që mbase s`di për Bob Dylan

Rezident në Malibu, Dylan ka 17 shtëpi në gjithë botën. Një prej tyre e ka në Skoci.

Ka fituar 10 Grammy.

Kur ishte i ri ka luajtur në disa banda muzikore në piano dhe kitarë, në kampe të ndryshme verore. Disa nga grupet e tij të hershme janë: The Jokers, The Shadow Blasters etj.

Gjithçka që mbase s`di për Bob Dylan

Puna e vetme e zakonshme që ai ka bërë në jetë mbetet ajo se pastrues tryezash në një restorant, kur ishte gjimnazist. Në një jetë tjetër do kishte dashur të ishte ushtar dhe të vdiste në fushëbetejë.

Kompozimi i tij i parë është “Song for Woody”, kur nisi të fliste dhe këndonte si të ishte nga Oklahoma.

Pasi performoi për disa kohë nën emrin Elston Gunn, vendosi të merrte emrin Bob Dylan në nder të poetit anglez Dylan Thomas.

Ai kurrë nuk e përfundoi universitetin për Liberal Arts.

Gjithçka që mbase s`di për Bob Dylan

Dylan u transferua në New York në 1961-shin për të ndjekur ëndrrën e tij për t`u bërë yll i muzikës.

Në nisje të karrierës së tij, i gënjeu mediat, gazetarët dhe moderatorët në radio, duke u thënë që ishte jetim, nga New Mexico dhe se kishte ardhur prej andej.

Dilan u martua me modelen në fshehtësi me Sara Lownds në 1965-ën. Bashkë sollën 4 fëmijë në jetë. Ai birësoi edhe vajzën e saj nga martesa e parë.

Në 1966-ën u aksidentua teksa shëtiste me motor.

Gjithçka që mbase s`di për Bob Dylan

Kjo ishte faza që u tërhoq nga muzika dhe nisi të pikturonte dhe të lexonte Biblën.

Bob Dylan rrallëherë i lexonte kontratën që firmoste dhe si pasojë përfundoi nëpër gjyqe me menaxherin e tij, duke akuzuar njëri-tjetrin.

Gjithçka që mbase s`di për Bob Dylan

Albumi “Blood on the Tracks” trajtonte temën e ndarjes nga Sara.