Art dhe Kulturë

Gurët e vetmisë të Tom Kukës përkthehet edhe në gjermanisht

Gurët e vetmisë të Tom Kukës përkthehet edhe në

“Gurët e vetmisë” nga autori Tom Kuka (Enkel Demi) tashmë është botuar edhe në gjuhën gjermane.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë gazetari Enkel Demi përmes një postimi në Facebook.

Gurët e vetmisë të Tom Kukës përkthehet edhe në

“Sapo mora lajmin e që “Gurët e vetmisë” është botuar në gjuhën gjermane falë bashkëpunimit të shtëpisë botuese “Schenk Verlag” dhe shtëpisë botuese “Pegi” (Botime Pegi). I jam shumë mirënjohës botuesve të mi në Shqipëri dhe Gjermani, ndërsa dëshiroj të falenderoj nga zemra përkthyesen Zuzana Finger për punën e shkëlqyer, të jashtëzakonshme e ngulmuese që ka bërë me këtë libër”, shkruan shkrimtari.

Libri është një rrëfenjë epike për atë çka ndodhur një shekull më parë në krahinën e Çamërisë. Në një vend diku mes kufijsh, një grusht njerëzish përpiqen të ndërtojnë jetën dhe të ardhmen e tyre, në vendin ku kanë pasur rrënjët e të parëve, nën hijen e së shkuarës, duke u ruajtur nga pabesia e armikut.

Gurët e vetmisë të Tom Kukës përkthehet edhe në

Romani është një gërshetim i së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes, një paralajmërim se diçka më e rëndë mund të ndodhë.