Art dhe Kulturë

Helena Kadare për ‘Nobelin’ në Letërsi: Kemi tre vjet që nuk e presim më

Helena Kadare për ‘Nobelin’ në Letërsi: Kemi tre vjet

Shkrimtares Helena Kadare iu dorëzua sot një vlerësim mirënjohjeje me motivacionin “Për librat e saj që me lirizëm edhe guxim, sjellin fatin e ka karaktereve gra në Shqipëri me një forcë prekëse”.

Helena Kadare për ‘Nobelin’ në Letërsi: Kemi tre vjet

Në këtë takim, veç mirënjohjes për vlerësimin, Helena Kadare rrëfeu se nuk është bërë në asnjë moment pishman, që jetën e saj ia dedikoi mbështetjes së krijimtarisë letrare të të bashkëshortit të saj, Ismail Kadaresë, duke zgjedhur që vet si autore të qëndronte në hije. Lidhur me “Nobelin” në Letërsi, ajo u shpreh se, në familjen e shkrimtarit Ismail Kadare, ky çmim nuk pritet më prej tre vitesh.

Helena Kadare për ‘Nobelin’ në Letërsi: Kemi tre vjet

Helena Kadare është autore e 7 vëllimeve, si ndër ta “Një lindje e vështirë”, “Një grua nga Tirana”, “Kohë e pamjaftueshme”, “Bashkëshortët” që kanë në qendër jetën vajzërore, të nënës dhe bashkëshortes.

Helena Kadare për ‘Nobelin’ në Letërsi: Kemi tre vjet

Vlerësimi iu dorëzua nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.