Art dhe Kulturë

Hillary Clinton propozon filmin për masakrën e Srebrenicës në Oscars

Hillary Clinton propozon filmin për masakrën e Srebrenicës

Hillary Clinton po e shfrytëzon javën e fundit, para ndarjes së çmimeve, për të parë filmat e nominuar në kategori të ndryshme për Oscar. Me këtë rast ka dhënë sugjerimin e saj për një film sa artistik, aq edhe historik. Bëhet fjalë për “Quo Vadis, Aida” i nonimuar në kategorinë e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar.

Hillary Clinton propozon filmin për masakrën e Srebrenicës
Postimi i Hillary Clinton

“Për gjithë ata që gjatë kësaj jave jane duke parë filmat e nominuar për Oscar, do të sugjeroja ‘Quo Vadis, Aida’. Filmi tregon historinë e Masakrës së Srebrenicës përmes një gruaje dhe përpjekjeve të saj për të shpëtuar familjen. Ky film është një vështrim i pakursyer mbi dhunën që u ushtrua në Srebrenicë”, shkruan Hillary Clinton.

“Quo Vadis, Aida” rrëfen historinë e dhimbshme të 8 mijë burrave dhe djemve fatkeqë që u vranë dhe u varrosën në varre masive në Korrik në 1995-ës. Ngjarja njihet ndryshe si Tragjedia e Bosnjës. Ushtria serbe kërkonte shfarosjen e boshnjakëve myslimanë. Vrau si pasojë 8 mijë djem dhe burra, nga 12 deri në 77 vjeç.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur këtë ngjarje si gjenocid, pra shfarosje.

Ndarja e çmimeve Oscar do të mbahet ditën e diel në mesnatë.