Art dhe Kulturë

“House of Hammer”, dokumentari që publikon akuzat ndaj aktorit Armie Hammer është seriozisht shqetësues

“House of Hammer”, dokumentari që publikon akuzat ndaj aktorit

Të gjithë e kujtojmë si aktorin e ëmbël dhe romantik në filmin “Call Me by Your Name” por kjo derisa ndaj Armie Hammer shpërtheu një stuhi akuzash për përdhunim e që arrinin deri në kanibalizëm, të cilat u artikuluan dhe u provuan edhe përmes disa mesazheve text dhe zanore nga artistja Julia Morrison dhe disa fanse të tij.

“House of Hammer”, dokumentari që publikon akuzat ndaj aktorit

Këto akuza tashmë janë trajtuar edhe në dokumentarin House of Hammer, trajleri i të cilit sapo është publikuar.

“House of Hammer”, dokumentari që publikon akuzat ndaj aktorit

Specialja Discovery+ jo vetëm që do të zhytet në të kaluarën e Armie, por shikuesit do të mësojnë gjithashtu më shumë detaje rreth sekreteve të errëta dhe skandaleve që rrethojnë burra të tjerë në familjen Hammer.

“House of Hammer”, dokumentari që publikon akuzat ndaj aktorit

“Krimet e supozuara të Armie Hammer janë vetëm maja e ajsbergut,” shkroi Discovery+.

“House of Hammer”, dokumentari që publikon akuzat ndaj aktorit

Nëpërmjet një morie arkivash dhe intervistash nga të mbijetuarit dhe anëtarët e familjes, pritet të dalin në dritë sekretet e errëta dhe të shtrembëruara të familjes Hammer.

“House of Hammer”, dokumentari që publikon akuzat ndaj aktorit

Por një nga momentet më shqetësuese nga traileri ishte ai kur artistja Julia Morrison doli me mesazhet në Instagram të dërguara nga Armie.

Ajo ndau një mesazh ku Armie zbuloi një fantazi të tij që përfshinte një grua që lejonte të huajt të përdornin falas trupin e saj ndërsa ajo ishte e lidhur.

“House of Hammer”, dokumentari që publikon akuzat ndaj aktorit

Julia pranoi se ende nuk ka qenë në gjendje të përvetësojë plotësisht kuptimin e këtij teksti. Gjërat u bënë edhe më serioze pas një audio mesazhi të dërguar nga Amie i cili i thotë se këtë fantazi dëshiron ta shndërrojë në realitet me të.

“House of Hammer”, dokumentari që publikon akuzat ndaj aktorit

Një viktimë e dytë e quajtur Courtney Vucekovich gjithashtu zbuloi disa mesazhe të qarta në Instagram që ajo mori gjatë bashkëveprimit me aktorin, përfshirë atë ku ai pretendonte se e kishte në pronësi.

“House of Hammer”, dokumentari që publikon akuzat ndaj aktorit

Ajo madje ndau imazhe të litarëve të ndryshëm që Armie donte të përdorte mbi të.

“House of Hammer”, dokumentari që publikon akuzat ndaj aktorit

Gjithashtu në këto mesazhe të pretenduara kishte edhe mesazhe që rrëfenin ritualet e vampirëve.