Art dhe Kulturë

Hueyda El Saied, vajza që tregoi dhe ia doli në gjithçka, veç sëmundjes

Hueyda El Saied, vajza që tregoi dhe ia doli në gjithçka,

Është i trishtë dhe gati i pabesueshëm lajmi i ndarjes nga jeta të balerinës, këngëtares, prezantueses, piktores, autores dhe showgirl-it shqiptar Hueyda El Saied. Për fat të keq është i vërtetë!

Hueyda 46 vjeç, nënë e Gabrielit 6 vjeç, i mbylli sytë përgjithmonë në një spital të Francës.

Hueyda El Saied, vajza që tregoi dhe ia doli në gjithçka,

Do të mbahet mend për buzëqeshjen e përhershme, për intervistat e sinqerta, për historinë e trishtë të prindërve të ndarë prej regjimit, për dashurinë e madhe për nonën (gjyshen) që e humbi një vit më parë, për deklaratat romantike për Thiery-n, për krenarinë për Gabrielin, për gjithçka që ka bërë dhe thënë, dhe për faktin se atë më të trishtën që i mori jetën, sëmundjen, e mbajti vetëm për vete.

Hueyda El Saied, vajza që tregoi dhe ia doli në gjithçka,

Hueyda e nisi karrierën që e vogël fare, kur kërcente dhe këndonte si një nxënëse e shkollës Jordan Misja. Ajo ishte balerina hit, më e veçanta e "12 vallëzime pa një të shtunë".

Hueyda El Saied, vajza që tregoi dhe ia doli në gjithçka,

Më pas studioi jashtë, u rikthye në Shqipëri për të ikur e për t`u rikthyer në Francë ndër vite.

Hueyda El Saied, vajza që tregoi dhe ia doli në gjithçka,

Veç karrierës në Shqipëri, Hueyda vallëzoi në shfaqjet televizive të ndryshme për këngëtarë dhe grupe: Lara Fabian, MOOS, Donna Summer, Nigel dhe Marvin, Larousso, Alizee, Sinclair, Etienne Daho, Florent Pagny, Paul Personne, Sniper, Jane Fostin, Sandy Valentino. Hueyda ka qenë gjithashtu balerinë e programit të njohur në Itali “In Bocca Al Lupo”. Të gjitha, në një kohë kur Shqipëria mund t`i shikonte veç nga televizori këto shfaqje. Dhe sigurisht të krenohej me vajzën shqiptare të cilën sot, përpara kohe, e ka humbur.