“I paftuar” i Marsela Çibukaj fiton Këngën Magjike

E Diel 27 Nëntor 2022, 08:51
TiranaPost
Me këngën “I paftuar” Marsela Çibukaj fitoi mbrëmë edicionin e 23-të të festivalit “Kënga Magjike”.
“Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra. Falenderoj artistët, jurinë, skenën e Këngës Magjike, që na bën të përjetojmë emocione kaq të forta. Faleminderit të gjithëve ju”, tha këngëtarja.
Vendi i dytë shkoi për Michela Palucan me këngën “Një Përqafim”, ndërsa në vendin e tretë u rendit Anxhela Peristeri me këngën “Kalimtar”.