Art dhe Kulturë

Ide për teatër këtë fundjavë? Ja çfarë propozon Teatri Metropol

Ide për teatër këtë fundjavë? Ja çfarë

“Të lindet një njeri” vjen këtë fundjavë në Teatrin Metropol të Tiranës me regji të Stefan Çapalikut dhe aktorët Rafael Hoxhaj, Julinda Emiri, Ilirda Bejleri, Bujar Hoxhaj dhe koncertmaestron Andi Kongo.

Migjeni, poeti i rinisë, i ripropozuar në një lexim teatror. Një shfaqje multidisiplinore, ku fjala, aktrimi, muzika, danci, instalacioni i sjellin edhe më të gjallë personazhet migjenianë.

Ide për teatër këtë fundjavë? Ja çfarë

Performanca teatrore "Të lindet një njeri" priret drejt aktualizimit të tematikave migjeniane.

Shfaqjen mund ta ndiqni në datat 23, 24, 25 shtator në Teatrin e Metropolit Tiranë. Gjithashtu shfaqja do të luhet në Pogradec më 1 Tetor në Qendrën Kulturore Lasgush Poradeci, si dhe më 3 Tetor në Teatrin Migjeni në Shkodër. Orari i shfaqjes do të jetë në orën 19:00.

Ide për teatër këtë fundjavë? Ja çfarë

Aktiviteti organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.