Art dhe Kulturë

Im atë nuk ndërroi jetë siç ju po shkruani! Bora Feri, e bija e aktorit Xhevdet Feri, detyrohet të sqarojë shqip një ngatërresë (të pakëndshme)

Im atë nuk ndërroi jetë siç ju po shkruani! Bora Feri, e

Bora Feri herë pas herë komunikon nga adresa e saj sociale. Edhe në Tiranapost kemi postuar disa nga intervistat ‘instagramore’ të Borës që është një mendje e bukur, dhe siç themi ne shqiptarët ‘nga do dilte ndryshe me ata prindër’.

Ka raste kur përgjigjet e Borës janë në anglisht e raste kur janë në shqip. Por edhe pse sot më shumë sesa një çështje gjuhë është etike dhe kuptimi siç duhet i mesazheve, edhe Bora ka rënë në kurthin e një keqkuptimi.

Nuk dimë me cilët gazetarë-portale e ka, por duket që dikush ose disa më pas copy/paste, kanë përcjellë një lajm për vdekjen e Xhevdet Ferit.

Në këto kushte Bora ka dhënë një sqarim shqip:

Im atë nuk ndërroi jetë siç ju po shkruani! Bora Feri, e

Aktori i njohur u nda nga jeta më 13 janar 2020 në moshën 59-vjeçare duke lënë pas një dhimbje të madhe te familja, kolegët, por edhe në artin shqiptar.