Ismail Kadare: Lexuesit janë pjesa më e bukur e letërsisë

E Diel 20 Nëntor 2022, 18:00
TiranaPost
Në ditën e fundit të panairit të Libirit, i cili kishte këtë vit edicionin e tij të 25 në Tiranë, shkrimtari mjaft i dashur për publikun, Ismail Kadare ka dhënë një mesazh në një prej stendave ku publikohen veprat e tij.
Ai i është drejtuar veçanërisht lexuesit, për të cilët tha se janë pjesa më e bukur e letërsisë. “Ne shkruajmë për ju,” tha shkrimtari 86-vjeçar.
“Ju përqafoj të gjithëve! Lexuesit janë pjesa më e bukur e letërsisë. Ne shkruajmë për ju. Ne kemi mendjen tek ju. Ne duam të dimë çfarë mendoni ju: A na pëlqeni, a s’na pëlqeni, apo thoni ‘mjaft se këtë që thotë ky e kemi dëgjuar njëherë’. Ju uroj gjithë të mirat”.