Art dhe Kulturë

Ismail Kadare merr titullin “Nderi i Bashkisë Fier”

Ismail Kadare merr titullin “Nderi i Bashkisë Fier”

Shkrimtari më i rëndësishëm i gjuhës shqipe, Ismail Kadare është vlerësuar ditën e sotme me titullin “Nderi i Bashkisë Fier”, që i është akorduar me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë ndër vite letërsisë shqipe dhe për promovimin e saj në nivelet më të larta të kulturës botërore. Me angazhimin dhe talentin e tij, i ka dhënë vlerë mendimit të spikatur dhe cilësor, duke lartësuar në arenën ndërkombëtare identitetit shqiptar”.

Ka qenë kreu i kësaj bashkie, Armando Subashi që i ka dorëzuar titullin shkrimtarit të nominuar edhe për çmimin Nobel.

Kadare është shprehur mirënjohës për nderimin dhe për mikpritjen fierake.

"Zoti kryetar i Bashkisë, të dashur qytetarë të Fierit, do t’ju them dy fjalë shumë të përdorura dhe që tingëllojnë ndoshta banale. Jam i lumtur që jam midis jush. Besojeni se për shkrimtarin, dashuria dhe mirëkuptimi i lexuesve është gjithmonë i shtrenjtë, shumë i shtrenjtë. Ndaj ju falënderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të bukur, kaq të ngrohtë dhe kaq njerëzore dhe kaq shqiptare. Ju lumtë! Ju lumtë të gjithëve!”- ka thënë Kadare gjatë ceremonisë së pranimit të titullit.

Tiranapost.al