Art dhe Kulturë

Janë paçavure! Kritika e Robert Aliajt për këngët ‘patriotike’ që kemi dy ditë që i dëgjojmë

Janë pac?avure! Kritika e Robert Aliajt për këngët

Prej dy ditësh, të gjithë kemi hasur në emisione televizive apo radiofonike këngë të viteve të fundit për flamurin apo patriotizmin. Robert Aliaj i quan paçavure, duke e lidhur këtë fjalë me tekstin e këtyre këngëve, që sipas tij nuk përcjellin emocione dashurie për atdheun, por janë një mënyrë reklamimi për këngëtarin. Ai veçon një këngë të vërtetë patriotike "Për ty Atdhe".

Postimi i plotë:

NE JEMI NJE POPULL ME MENTALITET EMIGRANTI.

Meqenese Top Albania Radio me listoi nje seri paçavurersh muzikore te stilit “O sa mirë me qen shqiptar” , “Kuq e zi je ti” etj te ngjashme me "Enver Hoxha tungjatjeta" e perkerira te kesaj natyre, e ndjej te nevojshme, ndoshta tju zbuloj nje kenge patriotike, jo nje paçavure.

"Per ty Atdhe", kompozitor Pjeter Gaci, kenduar nga Mentor Xhemali.

Une ju sugjeroj juve te shkoni tek psikologu qe te kuptoni pse patriotizmi eshte i lidhur me emocione dashurie. Ne duhet ta identifikojme veten me vendin e tone. Por pak nga ne e shohin atdheun tone si orientim per tu vetepercaktuar me idealin.

NE JEMI NJE POPULL ME MENTALITET EMIGRANTI.

Sikur vetem per nje arsye qe eshte: Ne nivel kombi, turma e patrioteve nuk permbush nevojat ekonomike, sociokulturore dhe politike, qe i japin individeve nje ndjenje sigurie, nje ndjenje te perkatesise dhe prestigjit.

NE JEMI NJE POPULL ME MENTALITET EMIGRANTI.

Sepse ne nuk jemi sentimentalisht te lidhur me kombin tone dhe nuk jemi te motivuar per te ndihmuar ne perparimin e vendit tone.

NE JEMI NJE POPULL ME MENTALITET EMIGRANTI.

Sepse elitat shqiptare te korruptuara, politikanet dhjakonare, kane ndjekur politika kriminale dhe keshtu edhe ne, nuk kemi ate ndjenje te identitetit dhe vetevleresimit permes identifikimit kombetar.

NE JEMI NJE POPULL ME MENTALITET EMIGRANTI.

Sepse jemi hipokrite, me mentalitet provincial dhe tmerresisht te pa ndershem.

NE JEMI NJE POPULL ME MENTALITET EMIGRANTI.

Sepse nuk kuptojme qe ndryshimin mund ta sillim vetem ne, por mbasi te behemi patriote te vertete.

NE JEMI NJE POPULL ME MENTALITET EMIGRANTI.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Robert Aliaj Dragot (@robertdragot)