Art dhe Kulturë

Johnny Depp sukses edhe si artist, shet brenda disa orësh koleksionin për 3.6 milionë dollarë

Johnny Depp sukses edhe si artist, shet brenda disa orësh koleksionin

Ndonëse është ende i përfshirë në betejën ligjore me ish-gruan Amber Heard, e cila ka apeluar vendimin e gjykatës në qershor kundër saj, Johnny Depp i është kushtuar tërësisht koleksionit të tij të parë të veprave të artit.

Johnny Depp sukses edhe si artist, shet brenda disa orësh koleksionin

Ky koleksion një kombinim i stilit pop-art me street art, ishte përqendruar në vetëm 4 imazhe të njohura të botës muzikore dhe kinematografike: Bob Dylan, Keith Richards, Elizabeth Taylor dhe Al Pacino, - tashmë të parë në sytë e Johnny Depp.

Johnny Depp sukses edhe si artist, shet brenda disa orësh koleksionin

Koleksioni prej 780 veprash u shit në një shumë totale prej 3.6 milionë dollarësh. Ylli i “Piratit të Karaibeve” i publikoi veprat edhe në Instagramin e tij, duke bërë që koleksioni të shitet brenda disa orësh.

Johnny Depp sukses edhe si artist, shet brenda disa orësh koleksionin

“Gjithmonë e kam përdorur artin për të shprehur ndjenjat e mia dhe për të reflektuar mbi ata që kanë më shumë rëndësi për mua, si familja ime, miqtë dhe njerëzit që i admiroj. Pikturat e mia e rrethojnë jetën time, por i mbajta për vete dhe e kufizova veten. Askush nuk duhet të kufizojë veten kurrë”, tha Johnny Deep.