Art dhe Kulturë

‘Kemi mall’. Teatri i Korçës e ka gati shfaqjen, por pret ende diçka

‘Kemi mall’. Teatri i Korçës e ka gati shfaqjen, por

Thuajse nuk mbahet mend kur ka qenë hera e fundit që jemi ulur për të parë një shfaqje në Teatër. Pandemia i mbylli të parat dyert e teatrit e kinemave. Po puna e aktorëve nuk ka reshtur. Drejtuesja e Teatrit të Korçës Zamira Kita ka prezantuar shfaqjen e parë të cilën do mund të shikojë publiku.

‘Kemi mall’. Teatri i Korçës e ka gati shfaqjen, por

“Ne jemi gati... presim vetem lajme te mira lidhur me Covid 19 dhe me vaksinen e tij... keshtu do ti kthehemi te gjithe, jetes normale dhe si rezultat edhe teatrit. Kemi mall... edhe ju keni mall”, shkruan Kita.

Shfaqja me regji të Driada Dervishit ka një kast emrash të mirënjohur si Yllka Mujo, vetë Zamira Kita apo Olta Dakun.

Në një situatë normale, Korça do ishte plot me vizitorë këtë fundjavë.