Art dhe Kulturë

Kënga me motive greke fiton festivalin e Këngës Magjike

Kënga me motive greke fiton festivalin e Këngës Magjike

Një këngë melodioze, por që nuk ngjan me muzikën shqiptare, fitoi zemrat e publikut.

Rozana me këngën 'Akoma' mori mbrëmë trofeun e Këngës Magjike bashkë me partnerin e saj Sany Dimitri.

Ajo tha pas fitores: Kjo është kupa juaj, e publikut të mrekullueshëm shqiptar, e muzikës që bashkon popuj, që nuk njeh kufij, që nuk njeh asgjë. Unë Ardit po kaloj një periudhë jo të mirë në jetën time me thënë të drejtën, por jam mësuar të fluturoj lart dhe të mos shikoj gjëra që më pengojnë, gjëra që më shqetësojnë, gjëra që më bëjnë të qaj kështu që do t’u thoja të gjithë vajzave dhe djemve të rinj, fluturoni sa më lart. Këtë kupë dua t’ia dedikoj një njeriu që dha shpirtin për muzikën, i cili sot duhet të ishte këtu me mua, ai nuk është më këtu. Françesk Radi, kjo është për ty, faleminderit për muzikën!

Ndërkaq më herët Pirro Çako me Arilena Arën braktisën festivalin disa orë para finales.

Ardit Gjebrea tha se arsyeja ishte gripi i Pirro Çakos , por Pirro dhe Arilena ende s'kanë folur.