Art dhe Kulturë

Këngëtarja Justina Aliaj ndodhet në gjendje të rëndë tek Infektivi

Këngëtarja Justina Aliaj ndodhet në gjendje të

Këngëtarja e njohur shkodrane, Justina Aliaj, është mes pacientëve të Infektivit të prekur nga Covid.

Sipas raportimeve të medias, këngëtarja 69-vjeçare prej 4 ditësh është e shtruar tek Infektivi, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këngëtarja Justina Aliaj ndodhet në gjendje të

Këngëtarja Justina Aliaj mbetet një yll i këngës dhe skenës shqiptare. Me këngë të të tilla si: "Mall për vendlindjen", "Në ekranin e televizorit", "Stacion i dashur", "Në mbrëmjen e vallëzimit", "Unaza", "Unë dhe shokët e mi" etj. Këngët e saj mbeten të pashlyeshme ende dhe sot për publikun.

Po ashtu interpretimet e saj si aktore kanë qenë të shumta si te; "Rrethi i kujtesës", "Bernand Alba", "Gratë trojane", "Nobodysees", "Tartufi" etj.