Art dhe Kulturë

‘Kështu qenka jeta’, poezia e fundit që interpretoi artisti Fatmir Xhelilaj sikur ta parandjente vdekjen e tij nga Covidi

‘Kështu qenka jeta’, poezia e fundit që interpretoi

Fatmir Xhelilaj, artisti fierak e kaloi karantinën duke krijuar dhe intepretuar poezi. Hapi një kanal në YouTube dhe mes 4 krijimeve na tërhoqi më shumë “Kështu qenka jeta”. I lodhur dhe i trishtuar në karantinë mes vargjeve thoshte:

“Jam i lirë, por nuk di ç`bëj
Natë e ditë në karantinë, kërkoj veten nuk e gjej
Merreni, kështu nuk e dua lirinë”.

Sot, në moshën 69 vjeç e humbi jetën nga Covid-19. Lajmi i trishtë është shpërndarë me shpejtësi nga mediat.
Për poezitë e fundit të Xhelilajt, mund të klikosh në kanalin e tij në YouTube.