Art dhe Kulturë

Këta janë 10 aktorët më të mirë të 2020-s! Për secilin ka një arsye

Këta janë 10 aktorët më të mirë të 2020-s!

IMDb (që është Baza e të Dhënave të Filmit në Internet) ka zbuluar 10 aktorët më të mirë të vitit 2020, sipas të dhënave të saj. Faqja sqaron se renditja është bërë sipas tabelës së tyre ‘STARmeter’.

Sipas faqes, këta 10 aktorë dhe aktore u kërkuan më së shumti gjatë vitit të kaluar.

Pjesa më e madhe e emrave në këtë listë janë shumë të njohur nga projektet e tyre me Netflix dhe për disa ka qenë një vit suksesi, pavarësisht pandemisë.

Kush është ylli juaj i preferuar nga kjo listë? Pasi ta lexoni, komentojeni në Instagram apo Facebook.

Lista:

10.Henry Cavill

Këta janë 10 aktorët më të mirë të 2020-s!

Për aktorin 2020-ta ishte një vit i rëndësishëm. Në fund të vitit 2019, ai luajti në sezonin e parë të The Witcher të Netflix, i cili u bë një nga shfaqjet më të shikuara. Në vitin 2020, ai luajti në Enola Holmes të Netflix. Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen e medias pasi do të kthehet si Supermen në filmin ‘Justice League Zack Snyder’.

9.Linda Cardellini

Këta janë 10 aktorët më të mirë të 2020-s!

Linda Cardellini është në aktrim prej dekadash. Ajo luajti në projektin e Netflix, ‘Dead to Me’, një prej më të rëndësishmet të platformës.

8.Anya Taylor-Joy

Këta janë 10 aktorët më të mirë të 2020-s!

Për aktoren ishte një vit i bujshëm pas rolit kryesor në serlia ‘The Queen's Gambit’ për Netflix, e cila u bë seriali i zhanrit të dramës më i shikuar.

7.Aidan Gallagher

Këta janë 10 aktorët më të mirë të 2020-s!

Ai fitoi famë pas luajti në serialin ‘The Umbrella Academy’, që do të rikthehet për një sezon të tretë.

6.Margot Robbie

Këta janë 10 aktorët më të mirë të 2020-s!

Për këtë vit, Margot bëri bujë me rolin kryesor në filmin ‘Birds of Prey: And the Fantabulous Emancipation of One Harley Quinn’, që u publikua në shkurt.

5.Erin Moriarty

Këta janë 10 aktorët më të mirë të 2020-s!

Erin luan në 'The Boys' të Amazon Prime TV, i cili pati një debutim në sezonin e ri në vitin 2020.

4.Millie Bobby Brown

Këta janë 10 aktorët më të mirë të 2020-s!

‘Stranger Things’ mbetet një nga shfaqjet më të mëdha të Netflix dhe për më tepër, Millie luajti në filmin hit ‘Enola Holmes’.

3.Anya Chalotra

Këta janë 10 aktorët më të mirë të 2020-s!

Anya luan rolin e Yennefer në serialin ‘The Witcher’ të Netflix, i cili është një sukses.

2.Julia Garner

Këta janë 10 aktorët më të mirë të 2020-s!

Julia luan në ‘Ozark’ të Netflix, dhe ajo gjithashtu bëri zhurmë për nominimin e Oskar për rolin e saj në ‘The Assistant’.

1.Ana de Armas

Këta janë 10 aktorët më të mirë të 2020-s!

Ana është në Hollywood për vite me radhë dhe adhuruesit e duartrokitën rolin e saj në ‘Knives Out’ të vitit 2019. Ajo tani ka një rol kryesor në filmin e ri James Bond, që do të dalë vitin e ardhshëm. Përveç kësaj, ajo është duke filmuar projektin ‘Deep Water’ me Ben Affleck, me të cilin është në një lidhje.

*Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al