Art dhe Kulturë

Ketut i “Ha Lutu Dashuro” dhe sekreti i tij për një jetë më të lumtur

Ketut i “Ha Lutu Dashuro” dhe sekreti i tij për një
Gjurma e “Ha Lutu Dashuro” është kudo në Ubud të Balit, aty ku autorja e librit, Elizabeth Gilbert, kaloi historinë e saj të dashurisë. Duke dëgjuar se çfarë karakteri ka shëruesi shpirtëror Ketut Liyer, i cili është pjesë e rëndësishme e best-sellerit, dy ekspoluesit Shawn dhe Tricia vendosën që ta takonin atë gjatë udhëtimit të tyre.

“Pasi Ketut shëruesi më i famshëm i mjekësisë na pa ne tempullin e tij të pastrimit shpirtëror, tregon Tricia. Ai ktheu shikimin drejt tyre duke iu ofruar një buzëqeshje të ngrohtë.

"Kur shkuam për ta takuar në Ditën e Falenderimeve përsëri në shtëpinë e tij, Ketut, i cili ishte ulur në mënyrë fleksibile në pozicionin e zambakut në dysheme, tha: 'Bëj prezantim, të lutem'. Ndërsa e bëmë këtë, Ketut u intrigua nga Mango, majmuni nuskë që na shoqëronte në udhëtimet tona."

Ai nxori një kopje origjinale të Eat Pray Love, si dhe një letër nga Gilbert. Gishtërinjtë e tij të gjatë, të stolisur me unaza kaluan nëpër libër. Më pas nxori një zarf me një letër dhe i kërkoi Tricias t’ia lexonte.

Kjo letër ishte nga Gilbert, ajo i shkruante Ketut se mendonte shpesh për të dhe se ishte mirënjohëse për atë që njeriu i mençur i kishte mësuar asaj për dashurinë.", shpjegoi ajo.

Ketut ofroi dy të huajve me mirësi t’ju lexonte dorën, duke përmendur se shumica e vizitorëve 'duan të dinë për të ardhmen'.

"Ne e pyetëm atë për sekretet e tij për të bërë një jetë të lumtur. Nuk jam i sigurt se Ketut e kuptoi pyetjen, por ai tha se nuk ishte i trishtuar të vdiste sepse ka jetuar një jetë të lumtur dhe të plotë.", tha Tricia.

Tiranapost.al