Art dhe Kulturë

Klavikorda italiane e shekullit 18, sjellë në Shqipëri për t’u shitur, kthehet në vendin e origjinës

Klavikorda italiane e shekullit 18, sjellë në Shqipëri për

Shqipëria ka kthyer në vendin e origjinës, në Itali, klavikordën, një instrument antik muzikor i vjedhur në vitin 2015 në Konservatorin e Parmës në Itali, i sjellë në Shqipëri për t’u shitur. Ky artefakt i trashëgimisë kulturore italiane, pas vjedhjes u gjet në një dyqan instrumentesh muzikore në Shqipëri.

Klavikorda italiane e shekullit 18, sjellë në Shqipëri për

Dorëzimi i instrumentit është bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Kulturës për Gjeneral Brigade Roberto Riccardi, kreu i Komandës së Karabinierisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, në një ceremoni të posaçme në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë.

Klavikorda italiane e shekullit 18, sjellë në Shqipëri për

“Së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, Ambasadën Italiane, institucionet italiane dhe ato shqiptare çuam përpara kthimin e këtij objekti, që kishte përfunduar në Shqipëri. Falenderime Gjeneral Brigade Roberto Riccardi, që me Shqipërinë e lidh edhe gjaku arbëresh, ambasadorin Fabrizio Bucci dhe koleguKlavikorda italiane e shekullit 18, sjellë në Shqipëri përn Ulsi Manja që na është bashkuar në këtë mision për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, e cila nuk i takon thjesht një kombi, por ka vlera universale,” shprehet ministrja Margariti.

Ndërsa Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se dorëzimi i këtij instrumenti është shenjë e bashkëpunimit serioz me një vend mik si Italia.