Art dhe Kulturë

Komediania Lucy Porter: TikTok nuk do ta shkatërrojë stand-up komedinë, por çmimet e karburantit, po

Komediania Lucy Porter: TikTok nuk do ta shkatërrojë stand-up

Stand-up komediania, shkrimtarja, aktorja e prezantuesja e podcast-eve Lucy Porter ka folur në lidhje me artin dhe çfarë po e shkatërron atë.

Vetë Porter filloi të punonte në fushën e komedisë në mes të një recesioni në fillim të viteve 1990 dhe të ardhurat ishin të pakta në atë kohë për një aktor. Megjithatë Porter ka frikë se sot është edhe më e vështirë, sidomos për aktorët e rinj.

“Gjëja që do të vrasë stand-up nuk është TikTok apo media sociale, janë çmimet e benzinës dhe tarifat e trenave. Mendoj se është thjesht e pamenaxhueshme për komedianët e rinj”, thotë ajo.

“Nëse do të filloja tani punën, nuk do kishte asnjë mënyrë që të mund të përballoja jetesën, kudo që të jetoja e punoja. Me kalimin e viteve, të ardhurat nuk janë rritur për komedianët, por kostoja për të realizuar diçka, po”, thotë ajo.

“Kriza aktuale e kostos së jetesës shton gjithashtu koston e udhëtimit dhe ushqimeve e nevojave bazë. Kjo gjithashtu mund të kufizojë numrin e audiencës”, shton aktorja.

Ndryshe nga shumica e artistëve, Porter nuk e shikon Tik Tok-un me sy të keq. Ajo thotë se është një mundësi e mirë që artiste të rinj të shfaqen, të promovohen, pse jo edhe të fitojnë diçka, por në fund të fundit kanë audiencë pa ndonjë kosto të madhe.

Porter beson se platforma si TikTok dhe YouTube Shorts po i japin një dimension të ri zhanrit të komedisë.

“Unë nuk mendoj se do të vrasë stand up komedinë TikTok-u. Unë mendoj se në fakt ka ringjallur komedinë e personazheve dhe skicën. E cila është injoruar për një kohë të gjatë”, thotë Porter.