Art dhe Kulturë

Koreografi Angelin Preljocaj vjen në Tiranë për shfaqje dhe kurse kërcimi falas

Koreografi Angelin Preljocaj vjen në Tiranë për shfaqje dhe kurse

Koreografi shqiptar me famë botërore Angelin Preljocaj do të vijë në Tiranë për të drejtuar Festivalin Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor.

Ky edicion i dytë i festivalit dhe do të zhvillohet nga 23 shtatori deri më 22 tetor.

Një vlerë e shtuar e festivalit do të jenë kurset falas për studentët dhe kërcimtarët e rinj nga Shqipëria dhe gjithë Ballkani Perëndimor.

Festivali është organizuar nga Qendra për Art dhe Kulturë Harabel, D18 Paris dhe Balkan Youth Link Albania, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Përveç shfaqjeve, festivali do të ofrojë edhe seminare, angazhime publike dhe një program paralel me ngjarje arti.