Art dhe Kulturë

Kryemjeshtri, libri më i ri që sjell historinë e suksesit të trajnerit pejan Driton Kuka, vjen në Tiranë

Kryemjeshtri, libri më i ri që sjell historinë e suksesit të

“Kryemjeshtri” është libri më i ri me autor Arsim Maxhera i cili sjell historinë e suksesit të trajnerit nga Peja Driton Kuka, sportist me një numër të madh rekordesh që ka prekur majat botërore të sportit olimpik të judo-s, i cili ishte i ftuar sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri, së bashku me kampionet olimpike të stërvitura prej tij Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, njëkohësisht edhe personazhe të librit.

Kryemjeshtri, libri më i ri që sjell historinë e suksesit të

Botimi u prezantua nga Kryeministri Edi Rama në një diskutim të hapur mbi rrugëtimin e trajnerit Driton Kuka në sport.

“Është një histori e jashtëzakonshme pasioni, ambicieje dhe këmbënguljeje për të realizuar të paimagjinueshmen, për hir të vërtetës sepse besoj që vetëm në kokën e Dritonit mund të ketë ekzistuar, si fillim, ambicia për të sjellë në Kosovë medalje ari nga Lojërat Olimpike dhe pastaj me shumë pak të tjerë kjo ambicie është kultivuar derisa në fund ka shpërthyer në një sukses të jashtëzakonshëm, u shpreh Rama.

Kryemjeshtri, libri më i ri që sjell historinë e suksesit të

“Momenti i Medaljes së Artë Olimpike është i veçantë sepse kemi pritur shumë dhe kemi punuar shumë për këtë ditë. Është e vërtetë që Lojërat Olimpike janë kulmi i çdo sportisti dhe faktikisht megjithë rezultatet e shkëlqyera që kemi patur, sërish Lojërat Olimpike kanë mbetur si diçka e veçantë,” u shpreh trajneri Kuka.