Art dhe Kulturë

Margot Robbie reagon pasi nuk u nominua për çmimet Oscar për rolin e Barbie

Margot Robbie reagon pasi nuk u nominua për çmimet Oscar për

Aktorja Margot Robbie, ylli i filmit “Barbie”ka reaguar pasi nuk u nominua për çmimin Oscar.

Filmi mori tetë nominime për çmimin Oscar , duke përfshirë filmin më të mirë, aktorin më të mirë dytësor dhe aktoren më të mirë dytësore.

Fansat, megjithatë, ishin të befasuar që Margo ishte anashkaluar për rolin e saj kryesor.

Robbie, e cila është gjithashtu një nga producentet e filmit, tha se nuk është e trishtuar për këtë. Ajo tha se misioni i filmit është të ndikojë në kulturë dhe se ky është “shpërblimi më i madh” që ka ardhur nga suksesi i filmit.

Por ajo shtoi se ishte më e mërzitur që regjisorja e “Barbie” Greta Gerëig nuk mori një nominim për Oscar.

“Mendoj se Greta duhet të ishte nominuar për regjisoren më të mirë. Ajo që ajo bëri është diçka që ndodh një herë në karrierë, një herë në jetë”, ka thënë ajo.