Mbreti i Spanjës përzgjedh Ermonela Jahon për eventin e madh të Teatrit të Barcelonës

Në fillim të shtatorit, Ermonela Jaho u shfaq në një rrëfim si asnjëherë për jeten e saj, karrierën, në podcastin e gazetares Mira Kazhani. Një nga shumë rrëfimet që bëri përshtypje ishte miqësia me mbretin e Spanjës, Philip dhe mbretëreshën Letizia.
Dhe po është kaq e vërtetë, që mbreti Philip ka një adhurim për talentin e sopranos shqiptare saqë e përzgjodhi në 175-vjetorin e një prej institucioneve zemër për artin të Katalunjës e në botë, siç është Gran Teatre del Liceu. Të premten në 4 nëntor Mbreti Felipe dhe mbretëresha Letizia ishin kujdestarët kryesorë te kremtimit të këtij përvjetori dhe e vetmja artiste e ftuar në këtë event ishte jo një spanjolle, por shqiptarja Ermonela Jaho.
Aktualisht Ermonela Jaho ndodhet në tur, në Barcelonë ku ka produksionin e operës Suor Angelica.
Më poshtë fotot nga eventi:
Video kur flet në podcast me Mira Kazhanin: