Art dhe Kulturë

Mbyllen “Netët e klipit shqiptar”, këngëtarja Beatrix Ramosaj merr çmimin e parë dhe atë të publikut

Mbyllen “Netët e klipit shqiptar”, këngëtarja Beatrix

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka fituar çmimin e parë në “Netët e klipit shqiptar”, zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kalanë e Ulqinit. Triksa në këtë event rrëmbeu edhe një çmim shumë të rëndësishëm, atë të publikut. Kënga e saj “By my Side” është shpallur më e pëlqyera e publikut, që e ka vlerësuar maksimalisht Ramosajn në këtë edicion të 19-të të edicionit.

Pas momentit të vështirë për shkak të ndarjes nga Donaldi me të cilin u ligj në shtëpinë e BBV, ku publikoi dhe një video mesazh kundër bullizimit që sipas saj ka përjetuar në rrjet, Beatrix u shpreh gjatë “Netët e Klipit Shqiptar” se tani është shumë mirë.

“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I lë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë. Më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte. Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e gjitha protaleve sepse sheh çdo gjë dhe ka njerëz që mundohen të hedhin gurë. Por e vetmja armë që kam është sinqeriteti, talenti dhe puna. Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve,” u shpre Beatrix.

Në këtë event të rëndësishëm për muzikën shqiptare morën pjesë shumë këngëtarë të njohur të cilët po ashtu u vlerësuan me çmime në festival.

Lista e çmimeve në edicionin e 19-të, 27 maj 2022, Ulqin:

Klipi më i mirë alternativ – Lamtumire – Tiri Gjoci

Grafika më e mirë – Perjete – Hana Cakuli

Klipi më i mirë rock – Invicttus – Adhurim Demiri

Dueti më i mirë – A Mjaftojme – Gent Disha Ft. Ketjona Pecnikaj

Klipi më i mirë i muzikës qytetare – Mangava Tut – Evi Reci

Klipi më i mirë i popfolk – Pse – Leonora Poloska

Imazhi më i mirë ne klip – Tik Tak – Young Zerka

iInterpretuesi më i mirë – Dinasty – Stine

Interpretuesja më e mirë – Ma e mira – Sheila Haxhiraj

Çmimi i medias Love Letter – Alban Ramosaj

Fabula me e mire Lamtumire – Elita 5

Çmimi i publikut By My Side – Beatrix Ramosaj

Çmimi deliart ty – Berkan Beka

Best Group - Alar Band

Çmimi karrierës Lament for Ukraine – Mentor Haziri, Dave Mçune

Debutuesi më i mirë Bisha – Kapo

Montazhi më i mirë A Mjaftojme – Gent Disha Ft. Ketjona Pecnikaj

Çmimi special i jurisë Ami – Luar Arani x Mixey

Kamera më e mirë Pikture – Gent Fatali x Fifi

Videoklipi më i mirë urban Vetun – Blerando

Regjia më e mirë Ne te zenca – Aurela Gaçe | Regjia – Delinda Disha

Produksioni më i mirë Hero – 2 FARM | Produksioni – 2 FARM.