Më shumë Borgen, më pak Sherlock: BE godet televizionin britanik

Komisioni Evropian po shqyrton heqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga lista e vendeve që ofrojnë përmbajtje europiane. Kjo do të thotë se në shërbimet e transmetimit, si Netflix, serialet britanike si Sherlock Holmes, nuk do të quhen më kontent europian, por britanik.
Sipas Politico, kjo do t'i vendoste transmetuesit dhe platformat e transmetimit në një pozitë të vështirë, pasi MB është ndër kontribuesit më të mëdhenj në kontentin evropian.
"Nevoja për të ripërcaktuar konceptin e veprave evropiane është ngritur në kontekstin e Brexit. Është e diskutueshme që, duke qenë se Mbretëria e Bashkuar nuk është më anëtare e BE-së, veprat me origjinë nga MB nuk duhet të konsiderohen më si evropiane. ”, thuhet në dokument, sipas Politico.
Komisioni ende nuk ka treguar se si mund t'i zbatojë ndryshimet dhe nuk ka bërë një propozim përfundimtar për të përjashtuar përmbajtjen nga Mbretëria e Bashkuar; çdo lëvizje e tillë pa dyshim do të shkaktonte kundërshtim nga industria.