Art dhe Kulturë

Mevlan Shanaj: Kaq shumë të dashuruar këta politikanë me çensurën në Art!

Mevlan Shanaj: Kaq shumë të dashuruar këta politikanë me

Aktori dhe regjisori i njohur Mevlan Shanaj iu është bashkuar zërave kundër çensurës së filmave të prodhuar përpara viteve ’90, gjë e cila është prezantuar edhe si një nismë ligjore nga deputeti i Partisë Demokratike Enekelejd Alibeaj, në emër të kësaj force politike në paketën amendamenteve të ligjit të dekomunistizimit.

Aktori shprehet se kjo nismë, përveçse një dëmi kolosal të historisë më të mirë të filmit shqiptar, nuk i vlen as Partisë Demokratike për vota, pasi përqindja e atyre që do e mbështesnin atë nuk do arrinte as 3% thotë aktori i madh i kinematografisë shqiptare, i cili për një kohë të gjatë ka qenë dhe Drejtor i Departamentit të Filmit në TVSH.

Mevlan Shanaj: Kaq shumë të dashuruar këta politikanë me

Reagimi në “Facebook” i Mevlan Shanaj:

Më thanë që Alibeaj paska propozuar në Kuvend ndalimin e filmave të para 90! Nëse është kështu, (siç edhe po më kërkon media të prononcohem).... si themelues i PD, ndiej trishtim të konstatoj k?të kërkesë absurde nga PD. Ju them këtyre PD- istëve, se këtë ide, mes shqiptarëve nuk e përkrahin as 3% e popullatës…. Duket që po me këtë përqindje do ndahen zgjedhjet e ardhshme nëse hidhni teza të tilla.

Korrigjoni shënjestrën nëse seriozisht mendoni se duhet ndryshuar Shqipëria!

Kjo mendësi është pa asnjë vlerë ndryshimi! Do të ndodhë të shtohet shikueshmëria si për çdo gjë të ndaluar! Shoqëri e çuditshme, kaq shumë të dashuruar këta politikanë me çensurën në Art! Koha e ka bërë shkëlqyeshëm përzgjedhjen dhe seleksionimin. Merruni me ndonjë aventurë tjetër! Populli di vetë çfarë zgjedh, nuk mund t'i imponohet asnjë instrument politik.