Art dhe Kulturë

M`i bëj hallall të gjitha fajet! Dedikimi i Gjergj Lekës për nënën e ndjerë

M`i bëj hallall të gjitha fajet! Dedikimi i Gjergj Lekës për

Sot u nda nga jeta dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi, nëna e kantautorit Gjergj Leka. Në një dedikim në Facebook, ai tregon se nuk ka mundur të jetë pranë saj në grahmat e fundit të jetës, ndërsa nëna u nda nga jeta në Trieste të Italisë.

Kantautori shkruan se, e ëma u largua jeta në ditën e lindjes së babait, Kostandin Lekës, i cili ka vdekur 7 vite më parë.

“Më ike e nuk të dhashë puthjen e fundit. Mezi po prisje të bashkoheshe me babin dhe pikërisht sot në ditëlindjen e tij u ngjite lart. Mi bëj hallall të gjitha fajet!”, shkruan kantautori.

Një dedikim për artisten e njohur ka bërë edhe partnerja e tij, e cila në fund të mesazhin e quan ‘mami Rozi’:

M`i bëj hallall të gjitha fajet! Dedikimi i Gjergj Lekës për