Art dhe Kulturë

‘Mos vallë erdhi radha ime'? Mendimi i parë i Bujar Kapexhiut kur u infektua me Covid

‘Mos vallë erdhi radha ime'? Mendimi i parë i Bujar

Aktori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu tregoi se si shumë të tjerë edhe ai e kaloi Covid-19, duke qenë i kujdesshëm që në fillim. Ca frika e mendimi se ky virus është edhe vdekjeprurës e ca kujdesi e bënë të kurohej në kohë.

“Mata temperaturën e kisha 37.4, të nesërmen shkova bëra tamponin dhe dola pozitiv, menjëherë shkova tek mjeku dhe mora ilacet. Pra duhet që në momentin e parë, s’duhet ta neglizhosh duke thënë se do më iki temperature dhe do bëhem më mirë. Në këtë drejtim nuk ka trimëri, duhet kujdes dhe  të dëgjojmë se cfarë thonë mjekët. Të krijon një gjendje ankthi, depresive, një gjendje që brenda vetes e ndjen si do shkojë. Fatkeqësisht vijnë informacione për vdekje të njerëzve të dashur, të miqve, njerëzve të afërt dhe thua vallë mos erdhi radha ime. Në përgjithësi tërë jetën time kam qenë i kujdesshëm ndaj këshillave të mjekëve. Padyshim që do e bëj vaksinën, përderisa është shpikur për këtë gjë, vaksina është shpëtim. Në këshillën e mjekut, ata urdhërojnë.”

Dhe sigurisht nuk mund të mos ia jepte disa doza humori bisedës duke shtuar:

“Na zuri të dyve bashkë, zonjën time pas 2-3 ditësh, natyrisht ia ngjita unë. Kemi ndejtur një muaj së bashku brenda pa dalë dhe them 50 vite i martuar me gruan dhe kurrë s’kam ndejtur kaq shumë sa ndejta gjatë koronavirusit", tha Kapexhiu tek "Ftesë në pesë".