Nasho Jorgaqi, skenaristi i filmit të parë shqiptar “Tana”, Tomkës dhe Mimoza llasticës

E Enjte 25 Gusht 2022, 21:16
TiranaPost
Nasho Jorgaqi veç veprave që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqipe, ka lënë dhe një fond të vyer të kinematografisë shqiptare.
Shkrimtari Nasho Jorgaqi ishte një nga skenaristët e parë të filmit artistik shqiptar.
Ai është bashkëautor i skenarit të filmit të parë të kinematografisë shqiptare, “Tana”, në vitin 1958.
Shkrimtari i madh i letërsisë shqiptare është po ashtu autor i 3 skenarëve të filmave:
Dueli i Heshtur (1967)
“Mimoza llastica” (1973)
“Tomka dhe shokët e tij” (1977)
Jorgaqi ka realizuar dhe disa dokumentarë, si Qemal Stafa”, 1964, “Noli ynë”, 1984, etj..
Shkrimtari i madh ndërroi jetë sot në moshën 91-vjeçare.