Art dhe Kulturë

Ndahet nga jeta artistja Hueyda El Saied

Ndahet nga jeta artistja Hueyda El Saied

Në mënyrë krejt të papritur për publikun është dhënë lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta të artistes shqiptare Hueyda El Saied.

Mediat thonë se prej kohësh ajo vuante nga një sëmundje e pashërueshme, për të cilën nuk ka folur asnjëherë publikisht.

Mësohet se ishte shtruar në një spital të Francës dhe sot ka ndërruar jetë.

Hueyda ishte 46 vjec dhe la pas një djalë, Gabrielin.

Ndahet nga jeta artistja Hueyda El Saied

Përpara disa kohësh ajo u celebrua në martesë me të dashurin e saj Thiery, i cili birësoi edhe Gabrielin.

Një moment ky për të cilin Hueyda shkroi një status duke shprehur gjithë lumturinë.