Art dhe Kulturë

Ndahet nga jeta Cicely Tyson dhe Barack Obama e Viola Davis zbulojnë sekretet frymëzuese të saj

Ndahet nga jeta Cicely Tyson dhe Barack Obama e Viola Davis zbulojnë

Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare aktorja ikonike amerikane, Cicely Tyson. Lajmin e dha Larry Thompson, menaxheri i saj për CNN.

Njoftimi nuk dha detaje rreth shkakut të vdekjes së saj. Ama disa detaje nga një jetë e jetuar dhe mbushur plot, i dhanë njerëzit që e njohën. Një prej tyre është Viola Davis, me të cilën luajti vitet e fundit në serialin e famshëm “Hoë to get aëay ëith murder”.

“Jam e shkatërruar. Zemra ime është thyer. Të kam dashur shumë! Ti ishe gjithçka për mua! Më bëre të ndjehem e dashur dhe e vlerësuar në një botë ku ka ende një mantel të padukshëm për ne vajzat çokollatë. Ti më dhe lejen të ëndërroj .... sepse vetëm në ëndrrat e mia mund të shihja mundësitë te vetja. Nuk jam gati që ti të jesh engjëlli im, ende jo. Por... gjithashtu e di se vetëm kur personi i fundit që ka një kujtim nga ty vdes, atëherë ti do të vdesësh vërtet. Në rastin tënd, ti do të jesh e pavdekshme. Faleminderit që ndryshove jetën time. Faleminderit për bisedat e gjata. Faleminderit që më deshe. Pusho e qetë!”

Ndahet nga jeta Cicely Tyson dhe Barack Obama e Viola Davis zbulojnë

Një tjetër reagim për të ka bërë edhe Barack Obama që shkruan:

“Kur Cicely lindi, mjekët i dhanë vetëm 3 muaj jetë, për shkak të një zhurme që kishte në zemrën e saj. Ajo që ata nuk dinin ishte se Cicely kishte vërtet një zemër të rrallë, që për 96 vite la shenja kudo, tek kushdoqë takoi. Cicely nuk ishte e destinuar për Hollivud që e vogël, sepse nëna e saj ishte punëtore e thjeshtë, me ngjyrë, pastronte shtëpitë. Por kur Cicely u rrit dhe arsimua e zgjodhi vetë rrugën e saj. Siç kurrë nuk zgjodhi të pranonte role që ulnin njerëzit me ngjyrë. Për shkak të kësaj qëndronte për vite të tëra pa punë”, shkruan Obama, ish-presidenti i Amerikës që e ka dekoruar.