Art dhe Kulturë

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë së Kosovës, Leze Qena

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë së Kosovës, Leze Qena

Leze Qena, ikona e kinematografisë së Kosovës është ndarë nga jeta nbë moshën 85-vjeçare. Ajo ndodhej e shtruar në spital, në terapi intensive ditët e fundit.

Lajmin e ka dhënë Leonora Jakupi në Instagramin e saj ku shkruan: “Sot nderroi jete Ikona e kinematografise sone , Ylli i skenes tezja Leze . Do ta kujtoj me malle buzeqeshjen tende te sinqerte, dashurine e pakushte dhe perkushtimin e madh per profesionin e artistit.Do t’na mungosh shume tezja ime e mira zemer bardhë”.

Leze Qena ishte aktive deri në fund të jetës. Së fundmi ishte pjesë e serialit Ç`ka ka shpija.

Ajo u lind në Prizren, në 1 Mars 1935 për të vazhduar më pas arsimimin në Prishtinë. 

Disa nga filmat dhe teatret e saj janë:


•Po e zëm, po e zëm - (mini TV seri, 1970)
• Ditari i Lec Pazhecit - (mini TV seri, 1975)
• I ikuri - (seri TV për fëmije 1980)
• Shkolla e fshatit - (TV, 1987)
• Qesh e ngjesh - (TV, 1982)
• Të gjithë me ne - (mini TV seri, 2000)
• Familja moderne(TV,2001-2011)
• Kombinati(TV,2012-2015)
• Çka ka Shpija(TV|2015-)