Art dhe Kulturë

Ndahet nga jeta poeti i 3 mijë teksteve, Agim Doçi

Ndahet nga jeta poeti i 3 mijë teksteve, Agim Doçi

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta poeti i 3 mijë teksteve Agim Doçi. Lajmi është konfirmuar nga miqtë dhe të afërmit përmes rrjeteve sociale.

Agim Doçi, u shtrua në spital më 22 qershor në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e një goditjeje në tru.

Agim Doçi është fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Ai lindi më 9 Maj 1948 u diplomua për inxhinieri, por kishte një pasion të rrallë për letërsinë.

Agim Doçi, ka krijuar më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet shqiptare dhe ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’. Për kontributin e tij të pashoq, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”.

Shkruar nga Agim Doçi, për t'ia dhënë lamtumirën me fjalët e tij