Art dhe Kulturë

Ndahet nga jeta regjisori i Tom & Jerry

Ndahet nga jeta regjisori i Tom & Jerry

Regjisori i Tom & Jerry, Gene Deitch është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare në Pragë. Fituesi i Oscar vdiq të enjten e kaluar në shtëpinë e tij gjatë natës dhe sipas zëdhënësit të tij për shtyp Petr Himmel, ndodhi papritur.

Ndahet nga jeta regjisori i Tom & Jerry

Gene, emri i vëtetë të të cilit është Eugene Merrill Deitch ishte regjisor i 13-të episodeve të një nga filmat e kartonit më të bukura për fëmijë.

Fillimisht ishte pilot në Aviacionin Ushtarak pastaj për arsye shëndetësore u shkarkua dhe u fokusua tek pasioni i tij, filmat me kartona.

“Më vjen mirë që Gene mori respektin që meritonte. Ai është shumë më shumë se Tom & Jerry. Do na mungojë gjithmonë”, shkruan dikush në rrjetet sociale, referuar veprave të tij të tjera që kanë marrë edhe çmime.

Gene ka lënë pas tre djem nga martesa e tij e parë që janë gjithashtu karikaturistë.

*Burimi Daily Mail