Art dhe Kulturë

Ndahet nga jeta shkrimtari Nasho Jorgaqi

Ndahet nga jeta shkrimtari Nasho Jorgaqi

Shkrimtari Nasho Jorgaqi u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Në nder të Jorgaqit ditën e nesërme do të mbahen homazhe në Akademinë e Shkencave nga ora 12:00 deri në 14:00.

Ndahet nga jeta shkrimtari Nasho Jorgaqi

Nasho Jorgaqi, skrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, është nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Ndahet nga jeta shkrimtari Nasho Jorgaqi

Jorgaqi ka lënë një krijimtari të gjerë veprash si: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime.