Art dhe Kulturë

Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe skenaristja Shpresa Vreto!

Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe skenaristja Shpresa Vreto!

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare shkrimtarja për fëmijë, Shpresa Vreto. Ajo nuk është vetëm autore e shumë librave për fëmijë, por edhe skenariste e disa filmave artistikë e të animuar. Ajo është cilësuar si një nga mecenat për autorët dhe letrat shqip, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj.

Kush ishte Shpresa Vreto:

Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”. Në vitin 1981 së bashku me Xhanfize Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”. Pas pesë vjetësh vjen e vetme si autore në realizimin e filmit “ Fillim i vështirë”.

Me Petrit Rukën ka bashkëpunuar në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990. Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë: “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj. Pas viteve 1990 ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”. Gjithashtu ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.