Art dhe Kulturë

Ndërron jetë mjeshtri i madh, aktori i humorit Gëzim Kruja

Ndërron jetë mjeshtri i madh, aktori i humorit Gëzim Kruja

Është ndarë nga jeta aktori i njohur dhe mjeshtri i madh Gëzim Kruja në moshën 80 vjeçare për shkak të disa problemeve shëndetësore. Lajmin e kanë konfirmuar për mediat të afërmit e tij. Ai vuante nga sëmundja e Ikutsit prej disa kohësh.

Dalja e tij e fundit ishte ajo në festën e 80 vjetorit të lindjes që miqtë e teatrit i organizuan.

Gëzim Kruja është një prej figurave më të dashura për shqiptarët.

Ai lindi në Shkodër, në vitin 1939. Karrierën humoristike e ka nisur që në moshën 13-vjeçare.

Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit.

Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 mori titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

-Stafi i Tiranapost.al shpreh ngushëllimet për familjarët. 

Ndërron jetë mjeshtri i madh, aktori i humorit Gëzim Kruja

Politika reagon për vdekjen e tij: 

-Presidenti Meta ka reaguar me një postim në rrjetet sociale: 

Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh të skenës dhe humorit, Gëzim Kruja është një lajm trishtues.
Me talentin e spikatur, Gëzim Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar, që falë personazheve karakteristike të interpretuara mjeshtërisht u duartrokit nga shumë breza, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kruja, të afërmve, të gjithë artdashësve dhe qytetarëve të mrekullueshëm të Shkodrës, për këtë humbje të pazëvendësueshme.

-Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shkruan: 

Lamtumirë mjeshtër i humorit, Gëzim Kruja! Jemi rritur me humorin tënd. Dhimbjes së ikjes tënde në këtë kohë të pazakontë i shtohet edhe pamundësia për të përcjellë e nderuar për në banesën e fundit, ashtu siç e meriton. Ngushëllime familjes dhe të afërmve!